Kalo te përmbajtja


KURS PËR STUDIMIN E BIBLËS ME NDIHMËN E NJË MËSUESI

Gëzoje jetën përgjithmonë

Në këtë kurs interaktiv për studimin e Biblës që disponohet falas, do të gjesh përgjigje për pyetje të tilla, si:

  • Si të jem i lumtur?

  • A do të marrin fund vuajtjet dhe ligësia?

  • A do t’i shoh përsëri njerëzit e mi të dashur që kanë vdekur?

  • A interesohet Perëndia për mua?

  • Si mund t’i lutem Perëndisë dhe si mund ta di nëse më dëgjon?

Është falas

I gjithë kursi disponohet falas. Mund të marrësh falas edhe këtë udhëzues për studim, Gëzoje jetën përgjithmonë, dhe një Bibël nëse ke nevojë.

Praktik

Mund të takohesh me mësuesin qoftë fizikisht, qoftë virtualisht, në çfarëdo ore dhe vendi që është i përshtatshëm për ty.

Pa asnjë detyrim

Mund ta anulosh kur të duash, nuk ke asnjë detyrim.

Si zhvillohet kursi ynë për studimin e Biblës?

Një mësues do të të ndihmojë të kuptosh mësimet e Biblës duke i shqyrtuar temat një e nga një. Gjatë kursit interaktiv të Biblës Gëzoje jetën përgjithmonë do të zbulosh gradualisht mesazhin e Biblës dhe si mund të të ndihmojë ajo. Për më shumë, shih këtë video ose lexo pyetjet që bëhen më shpesh për këtë kurs.

A dëshiron të kesh një ide rreth informacioneve që trajtohen?

Hidhu një sy mësimeve të para të kursit.

Je gati ta provosh?

Kliko këtu për të programuar seancën e parë për studimin tënd të Biblës.