Psalmet 125:1-5

  • Jehovai e mbron popullin e vet

    • «Si malet rrethojnë Jerusalemin» (2)

    • «Paqja qoftë mbi Izraelin!» (5)

Këngë e ngjitjeve. 125  Ata që kanë besim te Jehovai,+janë si mali Sion që nuk lëkundet kurrë,por qëndron përgjithmonë.+   Ashtu si malet rrethojnë Jerusalemin,+Jehovai rrethon popullin e tij+tani dhe përgjithmonë.   Skeptri i ligësisë s’do të sundojë përherënë tokën që u është caktuar të drejtëve,+që të drejtët të mos nisin të bëjnë të keqen.*+   Me të mira, o Jehova, shpërbleji të mirët,+po, ata me zemër të drejtë.+   Kurse ata që ndjekin udhët dredharake,Jehovai do t’i zhdukë bashkë me keqbërësit.+ Paqja qoftë mbi Izraelin!

Shënimet

Ose «të mos i zgjatin duart drejt së keqes».