Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM

Ndihmoje studentin e Biblës të mposhtë veset e papastra

Ndihmoje studentin e Biblës të mposhtë veset e papastra

Vetëm ata që janë të pastër moralisht, mund të gëzojnë miqësi të ngushtë me Jehovain. (1Pj 1:14-16) Gjithashtu, kur studenti i Biblës mposht veset, mund të ketë një jetë më të lumtur familjare, shëndet më të mirë, si dhe dobi ekonomike.

Shpjegoji qartë studentit standardet morale të Jehovait, arsyet pse janë dhënë dhe dobitë që vijnë kur i ndjekim. Ndihmoje të ndryshojë mënyrën si mendon, dhe atëherë do të veprojë ashtu si dëshiron Jehovai. (Ef 4:22-24) Siguroje se, me ndihmën e Jehovait, mund të mposhtë një ves të ngulitur thellë. (Fi 4:13) Mësoje t’i përgjërohet Jehovait për ndihmë kur ndien nxitjen për të mëkatuar. Ndihmoje të dallojë rrethanat tunduese që duhet të shmangë. Nxite që t’i zëvendësojë veset e papastra me aktivitete të dobishme. Gëzimi është i pashmangshëm kur vërejmë se studenti i Biblës ia del të bëjë ndryshime me ndihmën e Jehovait.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN NDIHMOJE STUDENTIN TËND TË BIBLËS TË MPOSHTË VESET E PAPASTRA, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si treguan besim te Xheni pleqtë dhe Nita?

  • Si vazhdoi ta ndihmonte Nita Xhenin?

  • Si i kërkoi ndihmë Jehovait Xheni?