Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

INDONEZIA

Tregtia e erëzave

Tregtia e erëzave

GJATË shekullit të 16-të tregtia e erëzave ndikoi shumë te rritja e ekonomisë botërore, ashtu si tregtia e naftës sot. Erëza të tilla, si arrëmyshku dhe karafili, që vinin nga të famshmit Ishuj të Erëzave (sot provincat e Molukut dhe të Molukut të Veriut në Indonezi), kapën çmime të larta në Evropë.

Eksploruesit Kristofor Kolombi, Vasko de Gama, Ferdinand Magelani, Samuel dë Shampleni dhe Henri Hadsoni kërkuan rrugë për në Ishujt e Erëzave. Kështu, falë kërkimit për erëzat e Indonezisë, për herë të parë njerëzimi kuptoi më plotësisht gjeografinë e planetit.