Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 109

Ta duam me gjithë zemër njëri-tjetrin

Ta duam me gjithë zemër njëri-tjetrin

(1 Pjetrit 1:22)

  1. 1. Kur me zjarr tregojm’ dashuri,

    po, më fisniken cilësi,

    sheh Ati yn’ gjith’ miratim,

    e me përzemërsi.

    Ndrin kjo ndjenj’, përflaket çdo dit’,

    bën më të forta miqësit’.

    Ësht’ dashuria e vërtet’

    plot me sinqeritet.

    Kur i duam miqt’ e shtrenjt’,

    pran’ u rrim’ kur jan’ në vështir’si,

    dhe lëndimet s’i vëm’ re,

    i mbulojm’ me dashuri.

    Përmes Krishtit pam’ fare qart’,

    kuptuam udhën më të lart’.

    Ësht’ Ati yn’ burim i saj.

    Dashuria motivon,

    kurr’ nuk shuhet, nuk dështon.