Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 11

Krijimi i këndon Jehovait

Krijimi i këndon Jehovait

(Psalmi 19)

  1. 1. Çdo nat’ në qiell nis shkruan simfoni,

    për syrin art, për shpirtin melodi.

    E çdo agim merr penën gjith’ gëzim,

    dhe vargje thur për ty, o Ati im.

    Krijimi yt me gjuh’ të heshtjes flet,

    për ty këndon, e të lëvdon përjet’!

  2. 2. Gjith’ ligji yt, çdo fjal’ e çdo mendim,

    shijojn’ si mjalt’, thesare që s’kan’ çmim.

    Si mund ta gjej ku njohuria nis,

    të parin hap që çon drejt mençuris’?

    Respekt për ty dhe frik’ me plot nderim

    jan’ mençuri, k’to jan’ gëzimi im!

  3. 3. Kjo zemër fort me emocione rreh,

    në jet’ kam drit’ se shpirti im të njeh.

    O Jehova, ti je kuptimi im,

    se më jep jet’ më ngop me miratim.

    Sa të kem frym’ do të këndoj lavdi,

    do të jetoj për ty në përjet’si.