Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 135

Ftesa e përzemërt e Jehovait: «Ji i mençur biri im»

Ftesa e përzemërt e Jehovait: «Ji i mençur biri im»

(Proverbat 27:11)

  1. 1. O bir, ji i mençur

    dhe zemrën ma gëzo.

    Atij që më fyen,

    tregoji se më do,

    se forcën dhe zemrën

    m’i jep me përkushtim;

    dhe botës tregoji

    se ti je biri im!

    (REFRENI)

    O bir i shtrenjt’, o bij’ e çmuar,

    ju kam si drit’ e syrit tim,

    rinin’ tuaj po ma dhuroni;

    ma mbushni zemrën me gëzim!

  2. 2. Kënaqu pran’ meje

    në ditët e rinis’,

    në koh’ të vështira

    un’ kurr’ nuk të braktis.

    Dhe kur të kthejn’ shpinën

    e mund të ndiesh lëndim,

    si gjën’ më të çmuar

    të mbaj në gjirin tim.

    (REFRENI)

    O bir i shtrenjt’, o bij’ e çmuar,

    ju kam si drit’ e syrit tim,

    rinin’ tuaj po ma dhuroni;

    ma mbushni zemrën me gëzim!