Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 143

Presim me trupin e zemrën gatitur

Presim me trupin e zemrën gatitur

(Romakëve 8:20-25)

  1. 1. O At’, sa shum’ ke duruar,

    por ke një koh’ të caktuar,

    që emri yt i bekuar,

    të shenjtërohet mbi dhé!

    (REFRENI)

    Presim! Trupin e zemrën gatitur!

    Presim të ardhmen e ndritur,

    jetën në botën e re!

  2. 2. Po sjell Jezui shpëtimin,

    po vjen të shfryj’ zemërimin,

    t’u jap’ armiqve dënimin!

    Kjo dit’ vrapon si rrufe!

    (REFRENI)

    Presim! Trupin e zemrën gatitur!

    Presim të ardhmen e ndritur,

    jetën në botën e re!

  3. 3. Dhe pse rënkon njerëzimi,

    për ne mburoj’ ësht’ besimi,

    e ndiejm’ sa pran’ ësht’ çlirimi.

    Kjo shpres’ e gjall’ ësht’ për ne!

    (REFRENI)

    Presim! Trupin e zemrën gatitur!

    Presim të ardhmen e ndritur,

    jetën në botën e re!

(Shih edhe Mat. 25:13; Luka 12:36.)