Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 73

Jehova, na jep guxim!

Jehova, na jep guxim!

(Veprat 4:29)

  1. 1. Ndërsa kryejm’ veprën tënde

    dhe dëshmojm’ për Mbretërin’,

    shum’ armiq na kundërvihen,

    na sulmojn’ me gjith’ fuqin’.

    Por asgjë s’mund të na spraps’,

    me ty durojm’ çdo kundërshtim!

    Jehova, na jep frymën tënde,

    të kërkojm’ me plot përgjërim!

    (REFRENI)

    Jehova, guxim na duhet,

    të dëshmojm’ për ty pa frik’.

    Na jep forc’ me frymën tënde,

    të përbuzim çdo rrezik.

    Zemërimi yt po afron,

    Jehova, na mbush me besim!

    Na ndihmo me frymën tënde,

    na jep guxim!

  2. 2. Na lëshon me raste zemra,

    por e dim’, ti na kupton.

    Krahu yt i plotfuqishëm,

    ësht’ kalaja, forca jon’!

    E tani, o Jehova,

    shiko nga lart çdo kërcënim,

    dhe na jep, o At’, frymën tënde,

    të dëshmojm’ për ty plot guxim!

    (REFRENI)

    Jehova, guxim na duhet,

    të dëshmojm’ për ty pa frik’.

    Na jep forc’ me frymën tënde,

    të përbuzim çdo rrezik.

    Zemërimi yt po afron,

    Jehova, na mbush me besim!

    Na ndihmo me frymën tënde,

    na jep guxim!