Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Larmi marramendëse krijesash në Amazonën e Sipërme (prill 2010) Në artikullin tuaj thuhet se auahunët (aguarunët) adhurojnë pesë perëndi. Si indigjen i kësaj popullsie, nuk pajtohem me këtë pohim. Sipas meje, jeni shprehur gabim, pasi shumica e auahunëve thonë se janë të krishterë dhe ne nuk adhurojmë pesë perëndi, siç shkruhet në revistën tuaj. Popullsia auahune e lexon shpesh revistën tuaj, prandaj ju lutem ta korrigjoni këtë gabim.

T. P. T., Peru

«Zgjohuni!» përgjigjet: Shkrimtari mblodhi informacione nga një sërë burimesh, përfshirë intervista me banorë të dikurshëm të komuniteteve aguarune dhe mjaft botime. Në një nga këto, «Atlas Regional del Perú», botim i vitit 2004, jepen emrat dhe përshkrimet e pesë hyjnive aguarune. Sidoqoftë, siç thoni ju, banorët e disa prej këtyre komuniteteve janë bërë të krishterë. Kërkojmë falje për çdo përshtypje të gabuar që mund të kemi dhënë.

Si të përballohet belbëzimi? (maj 2010) Faleminderit për këtë artikull! Edhe unë belbëzoj dhe shpesh kjo më bën të ndihem i vetmuar. Mirëpo, pasi lexova artikullin, e kuptova që s’jam vetëm. Tani jam i vendosur të mos e lejoj këtë problem të më bëhet pengesë. Ashtu si Rafaeli, «kur ngec me ndonjë fjalë, . . . qesh» dhe mbaj ndjenjën e humorit.

J. S., Japoni

Të rinjtë pyesin . . . Si ta rrit respektin për veten? (maj 2010) Jam 12 vjeç dhe jetoj me mamin, që është e sëmurë rëndë dhe po më rrit e vetme. Kur lexova pyetjen «a ndihesh i vlerësuar?», u përgjigja sinqerisht «jo». Nga kjo u ndjeva keq, prandaj fola me disa të krishterë të pjekur dhe me mamin. Falë këtij artikulli kuptova se s’ka pse të jem kaq i ashpër me veten. Ka plot njerëz që më duan. Faleminderit që më ndihmuat të kuptoj sa interesohet Jehovai për ne fëmijët!

K. H., Francë

Ky artikull më dha forcë t’i përballoj përvojat e dhembshme të së kaluarës dhe ndjenjat e pavlefshmërisë që akoma më mundojnë nganjëherë. Kurrë s’kam për t’i harruar tri mënyrat e treguara në artikull se si ta rrit respektin për veten, e sidomos ilustrimin e kartëmonedhës pak të grisur. Faleminderit për artikullin e mrekullueshëm!

S. U., Koreja e Jugut