Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kush është Perëndia?

Kush është Perëndia?

Mjaft njerëz thonë se besojnë te Zoti. Por, po t’i pyesësh kush është Zoti, do të marrësh lloj-lloj përgjigjesh. Për disa, Ai është një gjykatës i rreptë, që do vetëm t’i ndëshkojë njerëzit për keqbërjet e tyre. Për të tjerë, Zoti është gjithnjë i dashur dhe falës, pavarësisht nga çfarë bëjnë. Të tjerë akoma mendojnë se Ai është shumë larg dhe s’do t’ia dijë fare për ne. Përballë mendimeve kaq kontradiktore, shumë mund të mendojnë se është thjesht e pamundur të dish kush është Perëndia.

A ka rëndësi? Po, sigurisht. Po ta njohësh më mirë Perëndinë, mund të bësh një jetë më me qëllim dhe më kuptimplotë. (Veprat 17:26-28) Sa më tepër t’i afrohesh Atij, aq më shumë do të të dojë e do të të ndihmojë. (Jakovi 4:8) Në fund të fundit, njohuria e saktë për Perëndinë të hap derën drejt jetës së pafund.​—Gjoni 17:3.

Si mund ta njohësh Perëndinë? Mendo pak për dikë që e njeh mirë, për një mik të ngushtë. Si u bë kaq e fortë miqësia juaj? Sigurisht që i mësove emrin, njohe personalitetin e tij, pëlqimet, mospëlqimet, gjërat që ka bërë ose që ka ndër mend të bëjë e të tjera si këto. Pikërisht, ajo që mësove për këtë person, të tërhoqi drejt tij.

Po njësoj, edhe ne mund ta njohim Perëndinë duke marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve:

Kjo revistë është bërë enkas që t’u përgjigjet këtyre pyetjeve nga Bibla. Artikujt do të të ndihmojnë jo vetëm të dish kush është Perëndia, por edhe të zbulosh ç’të mira të presin teksa lidh miqësi të ngushtë me Të.