Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si të gjesh miq besnikë?

Si të gjesh miq besnikë?

Për të rinjtë

Si të gjesh miq besnikë?

Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.

Personazhet kryesore: Jonatani, Davidi dhe Sauli

Përmbledhje: Pasi Davidi vret Goliadin, Jonatani bëhet miku më i ngushtë i Davidit.

1 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO 1 SAMUELIT 17:57–18:11; 19:1; 20:1-17, 41, 42.

Përshkruaj se ç’pamje mund të kishte Sauli. (Ndihmë: shih 1 Samuelit 10:20-23.)

․․․․․

Kur takoi Jonatanin, ka mundësi që Davidi ishte adoleshent. Ç’pamje mund të kishte Davidi? (Ndihmë: shih 1 Samuelit 16:12, 13.)

․․․․․

Çfarë ndjenjash dallon në zërin e Davidit dhe të Jonatanit kur, sipas fundit të kapitullit 20 të 1 Samuelit, ata ndahen?

․․․․․

2 KËRKO MË THELLË.

Tregimi thotë se «shpirti i Jonatanit u lidh me shpirtin e Davidit»—ose siç thotë Contemporary English Version, «Davidi dhe Jonatani u bënë miq të ngushtë». (1 Samuelit 18:1) Çfarë cilësish kishte Davidi që mund ta kenë tërhequr Jonatanin? (Ndihmë: shih 1 Samuelit 17:45, 46.)

․․․․․

Jonatani ishte rreth 30 vjet më i madh se Davidi. Cilat gjëra mendon se i ndihmuan ata të bëheshin «miq të ngushtë», pavarësisht nga diferenca e madhe në moshë?

․․․․․

Cilat janë disa veçori të një miku të vërtetë, siç shihet në këtë tregim që të rrëmben? (Ndihmë: shih Proverbat 17:17; 18:24.)

․․․․․

Pse për Jonatanin besnikëria ndaj Davidit ishte më e rëndësishme se besnikëria ndaj atit të vet?

․․․․․

3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .

Miqësinë.

․․․․․

Besnikërinë.

․․․․․

Miqësinë me ata që janë më të mëdhenj në moshë.

․․․․․

Çfarë cilësish duhet të kultivosh që të kesh miq të mirë?

․․․․․

4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?

․․․․․

NËSE NUK KE BIBËL, KËRKOJU NJË DËSHMITARËVE TË JEHOVAIT OSE LEXOJE NË ADRESËN E INTERNETIT www.watchtower.org