Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Çfarë do të bëjë Jezui në të ardhmen?

Në vitin 33 të e.s. Jezui vdiq, u ngrit nga të vdekurit dhe u ngjit në qiell. Shumë kohë më vonë, Jezuit iu dha autoritet të sundonte si Mbret. (Danieli 7:13, 14) Në të ardhmen, Jezui Mbret do të vendosë paqen në botë dhe do të zhdukë varfërinë.—Lexo Psalmin 72:7, 8, 13.

Si Mbret, Jezui do ta pastrojë tokën nga padrejtësitë

Si Sundimtar i njerëzimit, Jezui do të bëjë gjëra të mrekullueshme. Ai do ta përdorë fuqinë që i ka dhënë Ati për t’i bërë sërish të përsosur njerëzit. Ata do ta gëzojnë jetën në tokë dhe kurrë nuk do të plaken ose nuk do të vdesin.—Lexo Gjonin 5:26-29; 1 Korintasve 15:25, 26.

Çfarë po bën Jezui sot?

Sot Jezui po drejton veprën mbarëbotërore të predikimit që bëjnë dishepujt e tij të vërtetë. Ata i vizitojnë njerëzit që t’u tregojnë çfarë thotë Bibla për Mbretërinë e Perëndisë. Jezui tha se do të vazhdonte ta mbështeste veprën e dishepujve të tij derisa Mbretëria e Perëndisë t’u japë fund qeverive njerëzore.—Lexo Mateun 24:14; 28:19, 20.

Nëpërmjet kongregacionit të vërtetë të krishterë, Jezui po i udhëheq njerëzit duke i ndihmuar të bëjnë jetë më të mirë. Ai do të vazhdojë t’i udhëheqë gjatë shkatërrimit të sistemit të sotëm dhe do t’i çojë drejt botës së re që ka premtuar Perëndia.—Lexo 2 Pjetrit 3:7, 13; Zbulesa 7:17.