Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

A ekziston për ndonjë qëllim planeti ynë?

Toka u krijua që të ishte një shtëpi e këndshme për njerëzimin

Planeti ynë është vendi ideal për të jetuar. Ka ujë me bollëk, i cili është thelbësor për jetën. Toka ka pjerrësinë, rrotullimin dhe orbitën e duhur që oqeanet të mos ngrijnë ose të mos avullojnë. Gjithashtu, atmosfera dhe fusha magnetike e tokës e mbrojnë atë nga rrezatimet vdekjeprurëse. Zinxhiri i ndërvarur i jetës bimore dhe shtazore në tokë është i mahnitshëm. Si pasojë, shumë veta kanë nxjerrë përfundimin se planeti ynë është projektuar për një qëllim.—Lexo Isainë 45:18.

Por, mbase pyet veten: «A janë vuajtjet dhe padrejtësitë pjesë e këtij qëllimi?»—Lexo Ligjin e përtërirë 32:4, 5.

A do të arrihet qëllimi për tokën?

Toka u projektua që të ishte një shtëpi e këndshme për njerëzit që e respektojnë njëri-tjetrin dhe e duan Krijuesin. Kështu, jeta njerëzore ka një qëllim më fisnik se jeta bimore ose shtazore. Ne mund ta kuptojmë kush është Krijuesi ynë dhe mund ta admirojmë e ta imitojmë dashurinë dhe drejtësinë e tij.—Lexo Eklisiastiun 12:13; Mikenë 6:8.

Krijuesi ynë mund të plotësojë çdo qëllim që ka. Prandaj, jemi të sigurt se ai do t’i zhdukë vuajtjet e padrejtësitë dhe do ta bëjë planetin tonë një shtëpi të përsosur plot lumturi.—Lexo Psalmin 37:11, 29; Isainë 55:11.