Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE | A DËSHIRON TË STUDIOSH BIBLËN?

Një program për studimin e Biblës për të gjithë

Një program për studimin e Biblës për të gjithë

Si Dëshmitarë të Jehovait jemi shumë të njohur për predikimin publik. Por, a e dini se drejtojmë edhe një program global për studimin e Biblës?

Më 2014 mbi 8.000.000 Dëshmitarë në 240 vende drejtuan gati 9.500.000 studime biblike çdo muaj. * Vërtet, numri i atyre që studiojnë Biblën me ne e tejkalon popullsinë e rreth 140 vendeve të botës.

Që të përmbushin këtë vepër arsimimi, Dëshmitarët e Jehovait botojnë çdo vit afro një miliard e gjysmë Bibla, libra, revista dhe mjete të tjera ndihmëse për studimin e Biblës, në rreth 700 gjuhë. Kjo përpjekje e pakrahasueshme për të pasur sa më shumë botime u jep mundësi njerëzve të studiojnë Biblën në gjuhën që duan.

PËRGJIGJE PËR PYETJE QË BËHEN MË SHPESH RRETH PROGRAMIT TONË PËR STUDIMIN E BIBLËS

Çfarë trajtohet në një studim biblik?

Trajtojmë tema të ndryshme biblike dhe shqyrtojmë vargje nga Bibla që lidhen me argumentin përkatës. Për shembull, Bibla u përgjigjet pyetjeve të tilla, si: kush është Zoti? Si është ai? A ka emër? Ku jeton? A mund t’i afrohemi? Vështirësia është ku t’i gjejmë në Bibël përgjigjet.

Për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë përgjigjet, zakonisht përdorim librin me 224 faqe Çfarë mëson vërtet Bibla? * Ky libër është bërë posaçërisht që t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë mësimet bazë të Biblës. Aty përfshihen mësime për Zotin, për Jezu Krishtin, për vuajtjet, për ringjalljen, për lutjen e shumë të tjera.

Kur dhe ku mund të bëhet studimi?

Studimi mund të bëhet në kohën dhe në vendin e përshtatshëm për ty.

Sa zgjat një studim biblik?

Shumë njerëz lënë afro një orë çdo javë për të studiuar Biblën. Por, kohëzgjatja e studimit ndryshon dhe ne e përshtatim sipas rrethanave të tua. Disa studiojnë vetëm 10 ose 15 minuta çdo javë.

Sa kushton?

Studimi dhe mjetet për studim janë falas. Kjo është në harmoni me drejtimin që u dha Jezui dishepujve: «Falas morët, falas jepni.»Mateu 10:8.

Sa zgjat i gjithë programi?

Kohëzgjatja e gjithë studimit varet nga ti. Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? ka 19 mësime. Mund të zgjedhësh mësimet që do dhe t’i përshtatësh sipas ritmit tënd.

A duhet të bëhem patjetër Dëshmitar i Jehovait?

Jo. Respektojmë të drejtën e secilit që të vendosë vetë ç’do të besojë. Megjithatë, ata që marrin njohurinë themelore për Biblën, mund të bëjnë zgjedhjen e duhur në bazë të fakteve.

Ku të gjej më shumë informacion?

Siti jw.org/sq ka informacione të sakta për bindjet dhe aktivitetet e Dëshmitarëve të Jehovait.

Si të kërkoj një studim biblik?

  • Plotëso një kërkesë online në www.dan124.com/sq.

  •  
  • Kontakto me Dëshmitarët e Jehovait në lagjen tënde. Mund të kërkosh temën «Dëshmitarët e Jehovait» në numëratorin telefonik të zonës suaj.

^ par. 4 Studimet biblike në përgjithësi drejtohen me individë ose grupe të vogla njerëzish.

^ par. 9 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Janë shtypur mbi 230 milionë kopje në më se 260 gjuhë.