Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Thomas Jackson/​Stone via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Ku të gjejmë shpresë gjatë 2024-s?​—Çfarë thotë Bibla?

Ku të gjejmë shpresë gjatë 2024-s?​—Çfarë thotë Bibla?

 Shumë veta nuk shohin rrugëdalje për problemet botërore që do të ketë viti 2024. Gjithsesi mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë. Pse?

Bibla jep shpresë

 Bibla premton se Zoti do të zgjidhë problemet që e bëjnë jetën tonë të duket e pashpresë. Së shpejti, Perëndia «do të fshijë çdo lot nga sytë [tanë] dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.»​—Zbulesa 21:4.

Si mund të të ndihmojë Bibla që tani?

 Shpresa që jep Bibla për të ardhmen, të ndihmon të luftosh mendimet negative dhe të kesh qëndrim optimist. (Romakëve 15:13) Gjithashtu këshillat praktike të Biblës, të ndihmojnë të përballosh problemet që mund të kesh, siç mund të jenë vështirësitë ekonomike, padrejtësitë dhe sëmundjet.

 Bëje 2024-n një vit të mbarë për ty dhe familjen tënde. Mëso si mund të të ndihmojë Bibla që ta arrish këtë synim. Provo kursin për studimin e Biblës me ndihmën e një mësuesi që ofrohet falas. Zbulo si Perëndia mund të të japë që sot paqe dhe «një të ardhme plot shpresë».​—Jeremia 29:11.