Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ligjet e Perëndisë për higjienën ishin të përparuara për kohën

Ligjet e Perëndisë për higjienën ishin të përparuara për kohën

 Pak para se kombi i Izraelit të hynte në Tokën e Premtuar, rreth 35 shekuj më parë, Perëndia tha se do t’i mbronte nga sëmundjet ose «lëngatat e tmerrshme» që kishin parë në Egjipt. (Ligji i përtërirë 7:15) Një mënyrë si do t’i mbronte, ishte duke u dhënë udhëzime të detajuara për higjienën se si t’i parandalonin dhe si të mos lejonin përhapjen e mëtejshme të sëmundjeve. Për shembull:

  •   Kodi ligjor i kombit kërkonte larjen e trupit dhe të rrobave.—Levitiku 15:4-27.

  •   Për sa u përket jashtëqitjeve njerëzore, Perëndia tha: «Duhet të kesh jashtë kampit një vend për nevojat e tua dhe atje shko. Bashkë me veglat e tua, duhet të kesh me vete edhe një kunj, dhe kur të ulesh galiç jashtë, gërmo me të një gropë, kthehu dhe mbulo jashtëqitjen tënde.»—Ligji i përtërirë 23:12, 13.

  •   Njerëzit që mendohej të kishin sëmundje ngjitëse, i vinin në karantinë, pra i mbanin larg të tjerëve për njëfarë kohe. Para se të fillonin të shoqëroheshin përsëri me njerëzit, të shëruarit duhej të lanin rrobat dhe trupin me ujë që të konsideroheshin ‘të pastër’.—Levitiku 14:8, 9.

  •   Kushdo që prekte një kufomë ose kafshë të ngordhur vihej në karantinë.—Levitiku 5:2, 3; Numrat 19:16.

 Konceptet mjekësore dhe pikëpamjet për higjienën që pasqyronin ligjet e Izraelit ishin shumë të përparuara për kohën.

 Kudo tjetër mbizotëronte standardi primitiv i higjienës. Për shembull:

  •   Plehrat i grumbullonin në rrugë. Uji dhe ushqimi i ndotur, si dhe çdo lloj tjetër plehrash krijonin kushte johigjienike, prandaj shumë sëmureshin dhe shumë foshnja vdisnin.

  •   Mjekët e lashtë kishin pak ose aspak njohuri për mikrobet dhe patogjenët. Egjiptianët kishin kurat e tyre, nëse mund t’i quajmë të tilla, si për shembull: gjakun e hardhucës, jashtëqitjet e pelikanit, minjtë e ngordhur, urinën dhe bukën e mykur. Po ashtu, ishte i zakonshëm përdorimi i jashtëqitjeve të njerëzve e të kafshëve në procedurat e tyre mjekësore.

  •   Egjiptianët e lashtë infektoheshin me parazitë të ndryshëm nga uji i ndotur i lumit Nil dhe nga uji i kanaleve vaditëse. Shumë foshnja vdisnin nga diarreja dhe nga sëmundje të ngjashme që shkaktoheshin nga ushqimi i ndotur.

 Krejt ndryshe, izraelitët nxirrnin dobi nga standardet e Ligjit të Perëndisë, dhe falë kësaj kishin shëndet të mirë në krahasim me kombet e tjera.