Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

FPG/​The Image Bank via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Politikanët paralajmërojnë ardhjen e Armagedonit—Çfarë thotë Bibla?

Politikanët paralajmërojnë ardhjen e Armagedonit—Çfarë thotë Bibla?

 Mëngjesin e së hënës, më 10 tetor 2022, raketat ruse goditën disa qytete në mbarë Ukrainën. Kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj shpërthimit masiv dy ditë më parë që dëmtoi një urë kryesore e cila lidhte Krimenë me Rusinë. Këto ngjarje ndodhën fill pasi politikanët kishin paralajmëruar se së shpejti mund të përballemi me Armagedonin.

  •   «Për herë të parë që nga koha e [presidentit të SHBA-së Xhon] Kenedit dhe e krizës së raketave kubane, po përballemi me rrezikun e Armagedonit. . . . Mendoj se është e pamundur që të përdorësh armë bërthamore e të mos shkaktosh nisjen e Armagedonit.»—Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, 6 tetor 2022.

  •   «Jam i mendimit se së shpejti mund të përjetojmë Armagedonin dhe i gjithë planeti është në rrezik.»—Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski, kur e pyetën për pasojat e përdorimit të armëve bërthamore, BBC News, 8 tetor 2022.

 A do të sjellë Armagedonin përdorimi i armëve bërthamore? Çfarë thotë Bibla?

A do të sjellë Armagedonin përdorimi i armëve bërthamore?

 Jo. Fjala «Armagedon» gjendet vetëm një herë në Bibël te Zbulesa 16:16. Nuk i referohet ndonjë lufte mes kombeve, por luftës mes Perëndisë dhe ‘mbretërve të mbarë tokës së banuar’. (Zbulesa 16:14) Me anë të luftës së Armagedonit, Zoti do të asgjësojë të gjitha qeveritë njerëzore.—Danieli 2:44.

 Që të mësosh më shumë se si do të ndikojë lufta e Armagedonit në tokë, lexo artikullin Çfarë është beteja e Harmagedonit?

A do të shkatërrohet toka dhe njerëzit nga lufta bërthamore?

 Jo. Megjithëse në të ardhmen udhëheqësit njerëzorë mund të përdorin armë bërthamore, Perëndia nuk do të lejojë që toka të shkatërrohet. Bibla thotë:

  •   «Toka qëndron përjetë.»—Eklisiastiu 1:4.

  •   «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»—Psalmi 37:29.

 Gjithsesi profecitë e Biblës dhe ngjarjet aktuale tregojnë qartë se së shpejti do të ketë një pikë kthese në historinë njerëzore. (Mateu 24:3-7; 2 Timoteut 3:1-5) Zbulo se çfarë thotë Bibla për të ardhmen me anë të kursit tonë interaktiv të Biblës që disponohet falas.