Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Marek M. Berezowski/​Anadolu Agency via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë—Çfarë shprese jep Bibla?

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë—Çfarë shprese jep Bibla?

 E premtja e 24 shkurtit 2023 shënon një përvjetor të hidhur—mbushet plot një vit që kur nisi lufta në Ukrainë. Sipas disa raporteve, në këtë luftë janë vrarë ose plagosur rreth 300.000 ushtarë ukrainas dhe rusë, si edhe mendohet se kanë vdekur rreth 30.000 civilë. Megjithatë, shifra totale mund të jetë më e lartë.

 Mjerisht, fundi i luftës nuk duket ende në horizont.

  •   «Ka kaluar thuajse një vit që kur forcat ruse sulmuan Ukrainën dhe ende nuk ka asnjë shenjë konkrete se kjo luftë do të mbarojë shpejt. Duket e pamundur që ndonjë nga palët të dalë fitimtare dhe po aq e pamundur që zgjidhja të gjendet nëpërmjet negociatave.»—NPR (National Public Radio), 19 shkurt 2023.

 Me të drejtë, mjaft njerëz janë të dëshpëruar kur shohin sa dhembje e vuajtje po u sjellin kjo luftë e konflikte të tjera njerëzve të pafajshëm përreth botës. Çfarë shprese jep Bibla? A do të marrin fund ndonjëherë luftërat?

Një luftë që do t’u japë fund të gjitha luftërave

 Bibla flet për një luftë që do ta shpëtojë njerëzimin e jo ta shkatërrojë. Ajo njihet me emrin Armagedon dhe përshkruhet si ‘lufta e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’. (Zbulesa 16:14, 16) Me anë të kësaj lufte, Zoti do t’u japë fund qeverive njerëzore që kanë ndezur sa e sa luftëra shkatërrimtare. Për të mësuar si do të sjellë Armagedoni paqe të qëndrueshme, lexo artikujt e mëposhtëm: