Kalo te përmbajtja

A janë Dëshmitarët e Jehovait tolerantë ndaj feve të tjera?

A janë Dëshmitarët e Jehovait tolerantë ndaj feve të tjera?

 Ne ndjekim këshillën e Biblës që ‘të respektojmë gjithkënd’—pavarësisht nga bindjet fetare. (1 Pjetrit 2:17, Today’s English Version) Për shembull, në disa vende ka qindra mijë Dëshmitarë të Jehovait. Prapëseprapë, ne nuk përpiqemi t’u bëjmë presion politikanëve ose ligjbërësve që të kufizojnë ose të ndalojnë veprën e grupeve të tjera fetare. Nuk bëjmë as fushata që të miratohen ligje për t’i imponuar gjithë komunitetit bindjet tona morale dhe fetare. Përkundrazi, u tregojmë të tjerëve po atë tolerancë që na pëlqen të kemi prej tyre.—Mateu 7:12.