Kalo te përmbajtja

Paraqitje kompjuterike e godinës 4 katëshe në Angolë pasi të ketë përfunduar rinovimi

25 PRILL 2022
ANGOLË

Dega e Angolës do të zgjerohet me një godinë tjetër

Dega e Angolës do të zgjerohet me një godinë tjetër

Në qershor 2022 do të nisë puna për rinovimin e një godine me 4 kate për degën e Angolës. Në të do të ketë apartamente dhe zyra për vëllezërit e motrat që punojnë atje. Për momentin, dega ekzistuese që u ndërtua më 2003, nuk ka mjaftueshëm vend për të 207 anëtarët e familjes Bethel.

Prandaj, meqë disa bethelitë po jetojnë në shtëpi me qira, nevojitej më tepër hapësirë. Vëllezërit e blenë godinën në dhjetor 2021 dhe ajo është shumë afër me zyrën e degës.

Godina e rinovuar do të ketë 57 apartamente dhe 60 zyra. Në apartamente do të ketë edhe një hapësirë që do të përdoret si zyrë. Pjesa e zyrave do të përfshijë zyra të hapura dhe zyra individuale. Gjithashtu, godina e re do të ketë një dhomë konferencash dhe një dhomë multifunksionale. Kurse muret e zyrave do të bëhen në atë mënyrë që të hiqen apo të lëvizen me lehtësi sipas nevojës.

Anëtarët e familjes Bethel që po jetojnë në shtëpi me qira, pritet të hyjnë në apartamentet e reja në shkurt 2024.

Samuel Kamposi, anëtar i Komitetit të Degës të Angolës, tha: «I jemi lutur Jehovait dhe kemi punuar ngushtë me Repartin Botëror të Projektim-Ndërtimit që të plotësonim nevojën për më shumë hapësirë. Blerja dhe rinovimi i godinës është përgjigje e lutjeve tona.»

Në Angolë ka më tepër se 160.000 lajmëtarë. Vitin e kaluar mbi 400.000 veta ndoqën Përkujtimin dhe lajmëtarët drejtuan më tepër se 200.000 studime të Biblës. Jemi besimplotë se Jehovai do ta bekojë punën e rinovimit të kësaj godine të re dege, që do të kontribuojë në përparimin e veprës.—1 Kronikave 29:16.