Kalo te përmbajtja

Erërat e forta të ciklonit Batsirai goditën bregun juglindor të Madagaskarit. Stuhia shkaktoi përmbytje të mëdha dhe shumë dëme

17 SHKURT 2022
MADAGASKAR

Cikloni Batsirai godet Madagaskarin

Cikloni Batsirai godet Madagaskarin

Më 6 shkurt 2022, cikloni Batsirai goditi bregun juglindor të Madagaskarit. Erërat arritën një shpejtësi deri në 235 kilometra në orë. Stuhia vdekjeprurëse detyroi mijëra njerëz të evakuoheshin. Cikloni shkaktoi përmbytje të mëdha dhe shumë dëme.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Nuk ka humbur jetën asnjë motër a vëlla

  • 407 lajmëtarë u evakuan

  • 35 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 19 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 35 shtëpi u shkatërruan

  • 4 Salla Mbretërie pësuan dëme të lehta

Ndihma në rast katastrofash

  • Komiteti i Degës caktoi 20 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar punën për dhënien e ndihmës

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet lajmëtarëve. Përveç kësaj, vëllezërit u kanë siguruar edhe strehim të përkohshëm, ushqim dhe ndihma të tjera praktike

  • E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Jemi të bindur se Jehovai do të jetë ‘strehë e sigurt’ për vëllezërit tanë në këtë periudhë stresuese.—Psalmi 18:2.