Kalo te përmbajtja

12 QERSHOR 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Ndihma për vëllezërit e motrat në Ruandë dhe Zimbabve, gjatë pandemisë

Ndihma për vëllezërit e motrat në Ruandë dhe Zimbabve, gjatë pandemisë

Zyrat e degës në Ruandë dhe në Zimbabve, po punojnë bashkë me pleqtë e kongregacioneve, që vëllezërit dhe motrat e prekur financiarisht nga pandemia e koronavirusit të kenë gjërat bazë të jetës.

Ruandë

Më 2 prill 2020, Komiteti i Degës në Ruandë u dërgoi një letër pleqve të kongregacioneve, ku u thuhej të identifikonin vëllezërit dhe motrat me vështirësi financiare si rezultat i pandemisë dhe t’u jepnin ndihmë praktike. Kështu pleqtë në të gjithë vendin filluan t’u siguronin këtyre vëllezërve e motrave ushqim dhe gjëra të tjera bazë.

Aty nga mesi i muajit prill, dega e Ruandës kishte formuar 31 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK). KNRK-të u shpërndanë familjeve në nevojë ushqime, si: miell misri, oriz, fasule, kripë, sheqer dhe vaj gatimi. Deri tani, më shumë se 7.000 familje kanë marrë ushqimet e nevojshme.

Pasi morën këto ndihma, motër Nizejimana Sharlot dhe tre fëmijët e saj thanë: «Faleminderit shumë që na keni ndihmuar të mbajmë besimin të fortë dhe për ushqimet që na keni siguruar në këto kohë të vështira të pandemisë së koronavirusit. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur gjithë mirënjohjen tonë.»

Një vëlla tregoi çfarë kishte ndodhur ditën kur dëgjoi se do të merrte ndihma për familjen e tij. Ai shpjegoi: «Atë ditë, gruas i ra të fikët ngaqë s’kishte çfarë të hante. Papritur, mora një telefonatë nga një vëlla që më tha se ishin marrë masa që të kishim ushqim për familjen. Nuk arrija t’u besoja veshëve! Falënderova Jehovain gjithë natën në lutje.»

Zimbabve

Pandemia e COVID-19 e ka thelluar edhe më shumë krizën ushqimore që tashmë ekzistonte në vend.

Zyra e Degës në Zimbabve ka caktuar 5 KNRK që të organizojnë veprën e ndihmës. Gjithashtu, dega mori masa që lajmëtarët të dhuronin ushqime dhe sende të tjera për vëllezërit dhe motrat në nevojë. KNRK-të po shpërndajnë këto ndihma.

Deri më sot, KNRK-të u kanë dhënë 7.319 lajmëtarëve 62.669 kilogramë misër të bluar, 6.269 litra vaj gatimi, 3.337 kilogramë kapenta (peshk i tharë) dhe 5.139 kilogramë fasule.

Një çift i martuar që studion Biblën dhe ndjek rregullisht mbledhjet e kongregacionit kishte nevojë për ushqim. Ata u prekën thellë kur vëllai që studion me ta u dha ushqime. Një ditë para se të merrnin ushqimet, i kishte kontaktuar pastori i kishës ku shkonin më parë. Pastori u kërkoi donacione, që ai dhe gruaja e tij të blinin ushqime. Duke parë kontrastin e thellë mes Dëshmitarëve të Jehovait dhe pastorit, çifti vendosi të hiqte dorë zyrtarisht nga kisha.

Pa dyshim, Jehovai do të vazhdojë ta bekojë shërbimin e ndihmës e do t’u sigurojë vëllezërve e motrave në Ruandë dhe në Zimbabve ushqimin që u nevojitet.—Veprat 11:29.