Kalo te përmbajtja

2 DHJETOR 2020
LAJME NDËRKOMBËTARE

Stuhia Jota shkakton dëme në Kolumbi, në Amerikën Qendrore dhe në Meksikë

Stuhia Jota shkakton dëme në Kolumbi, në Amerikën Qendrore dhe në Meksikë

Vendi

Amerika Qendrore, Kolumbi, Meksikë

Katastrofa

  • Më 15 dhe 16 nëntor 2020, Jota arriti kulmin si stuhi e kategorisë 5 dhe shkatërroi zona në veri të Kolumbisë, sidomos ishujt San-Andres dhe Providensa, që ndodhen në Detin e Karaibeve

  • Shirat e rrëmbyeshme që solli stuhia, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu

  • Më pas, më 16 nëntor 2020 stuhia Jota goditi Nikaraguan e pastaj kaloi në pjesë të tjera të Amerikës Qendrore dhe shkatërroi zona që tashmë ishin goditur nga stuhia Eta në fillim të muajit

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

Amerika Qendrore

  • Kosta-Rikë

    • 22 lajmëtarë u evakuan

  • Guatemalë

    • 93 lajmëtarë u evakuan

  • Honduras

    • 1.531 lajmëtarë u evakuan

    • 2 lajmëtarë u dëmtuan lehtë

  • Nikaragua

    • 75 lajmëtarë u evakuan

  • Panama

    • 16 lajmëtarë u evakuan

Kolumbi

    • 1 lajmëtar në Providensa theu krahun

    • 1 lajmëtar në San-Andres u lëndua lehtë

Meksikë

    • 1.248 lajmëtarë u evakuan në shtetet e Tabaskos dhe të Verakruzit

Prona të dëmtuara

Amerika Qendrore

  • Kosta-Rikë

    • 9 shtëpi u dëmtuan

  • Guatemalë

    • 18 shtëpi u dëmtuan

    • 7 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

    • 2 Salla Mbretërie pësuan dëme të mëdha

  • Honduras

    • 7 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

    • 227 shtëpi u dëmtuan

  • Nikaragua

    • 106 shtëpi u dëmtuan

    • 3 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

  • Panama

    • 5 shtëpi u dëmtuan

    • 2 Salla Mbretërie pësuan dëme të mëdha

Kolumbi

    • Sipas raporteve të para, shumë shtëpi të vëllezërve në Providensa pësuan dëme goxha të mëdha dhe Salla e Mbretërisë u shkatërrua. Komunikimi me ishullin është i kufizuar pasi linjat elektrike dhe telefonike janë shkatërruar nga stuhia

    • 20 shtëpi dhe 1 Sallë Mbretërie në San-Andres kanë pësuar dëme të vogla

Meksikë

    • 184 shtëpi u dëmtuan

Salla e Mbretërisë në Providensa, Kolumbi, para dhe pas stuhisë Jota

Ndihma në rast katastrofash

  • Komiteti i Degës i Kolumbisë ka caktuar një Komitet të Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK) që të ndihmojë lajmëtarët. KNRK-ja dhe mbikëqyrësi qarkor i asaj zone po organizojnë punën që të kujdesen për vëllezërit e motrat dhe që t’u japin zemër nga Shkrimet

  • Dega e Amerikës Qendrore ka caktuar 4 KNRK që të organizojnë punën për t’u dhënë ndihmë të prekurve nga stuhitë Eta dhe Jota në Amerikën Qendrore dhe Meksikë. Mbikëqyrësit qarkorë po i inkurajojnë nga Bibla familjet e prekura dhe po u japin ndihmë praktike. Gjithashtu, kongregacionet e zonës kanë siguruar mbi 400 pako me ushqime për vëllezërit dhe motrat në Honduras e Nikaragua. Atyre që u është dashur të shpërngulen, për momentin janë strehuar në shtëpitë e Dëshmitarëve që jetojnë në zona më të sigurta

  • Vëllezërit dhe motrat që po punojnë për dhënien e ndihmës, tregojnë shumë kujdes duke zbatuar udhëzimet që lidhen me COVID-19

Edhe pse bashkëbesimtarët tanë nuk janë të imunizuar nga problemet në këtë sistem, si katastrofat natyrore, ata mbështeten me besim te Perëndia Jehova, streha jonë.—Psalmi 142:5.