Kalo te përmbajtja

Majtas: vëlla Jevgeni Stefanidini. Djathtas: vëlla Aleksandër Votiakovi

23 PRILL 2024
RUSI

Mirënjohës që i shërbejnë Jehovait

Mirënjohës që i shërbejnë Jehovait

Së shpejti, Gjykata Krahinore e Pervomajskit në Izhevsk në Republikën e Udmurtckit do të shpallë vendimin për çështjen e vëllezërve Jevgeni Stefanidin dhe Aleksandër Votiakov. Prokuroria nuk është shprehur ende se çfarë dënimi kërkon për ta.

Të dhëna

Njësoj si Aleksandri dhe Jevgeni, edhe për ne është privilegj «t’i bëjmë shërbim të shenjtë pa frikë» Jehovait, çdo ditë të jetës sonë.—Luka 1:74, 75.

Tabelë kronologjike

  1. 14 prill 2021

    Forcat e sigurisë kontrollojnë shtëpinë e Jevgenit

  2. 13 dhjetor 2022

    Ngrihet çështja penale kundër Aleksandrit dhe Jevgenit

  3. 14 dhjetor 2022

    Policët u kontrollojnë shtëpinë të dyve. Aleksandrin e futin në një burg të përkohshëm. Jevgenit i vendosin kufizime për udhëtimet

  4. 15 dhjetor 2022

    Aleksandrin e lirojnë nga burgu i përkohshëm dhe e kalojnë në arrest shtëpie

  5. 9 qershor 2023

    Aleksandrin e lirojnë nga arresti i shtëpisë dhe i vendosin kufizime për udhëtimet

  6. 17 gusht 2023

    Fillon procesi penal