Kalo te përmbajtja

Çfarë thotë Bibla për martesat mes racave të ndryshme?

Çfarë thotë Bibla për martesat mes racave të ndryshme?

Përgjigjja e Biblës

 Perëndia e miraton martesën e një burri dhe gruaje nga raca të ndryshme, sepse të gjitha racat janë njësoj në sytë e tij. Bibla thotë: «Perëndia i trajton të gjithë njëlloj . . . , pavarësisht nga raca.»—Veprat 10:34, 35, Good News Translation.

 Shqyrto disa parime të tjera biblike për barazinë raciale dhe martesën mes racave të ndryshme.

Të gjitha racat kanë një origjinë

 Të gjithë njerëzit janë pasardhës të burrit të parë, Adamit, dhe të gruas të tij, Evës, të cilën Bibla e quan «nëna e gjithë të gjallëve». (Zanafilla 3:20) Për këtë arsye, Bibla thotë për Perëndinë: «Nga një njeri i vetëm ai bëri të gjitha kombet.» (Veprat 17:26) Pavarësisht nga raca, të gjithë njerëzit janë pjesë e një familjeje të vetme. Po nëse paragjykimi racial ose dallimet klasore janë të theksuara në vendin ku jeton?

Të mençurit «këshillohen së bashku»

 Ndonëse martesa me persona të racave të ndryshme është plotësisht e pranueshme për Perëndinë, jo të gjithë njerëzit e kanë këtë pikëpamje. (Isaia 55:8, 9) Nëse po mendon të martohesh me dikë të një race tjetër, ti dhe bashkëshorti i ardhshëm duhet të diskutoni këto pika:

  •   Si do t’i përballoni presionet që mund të hasni nga komuniteti ose familja?

  •   Si do t’i ndihmoni fëmijët ta përballojnë paragjykimin?

 Kur ‘këshilloheni së bashku’ në këtë mënyrë, mund ta bëni të suksesshme martesën.—Proverbat 13:10; 21:5.