Kalo te përmbajtja

Problemet me paratë dhe borxhet—A mund të na ndihmojë Bibla?

Problemet me paratë dhe borxhet—A mund të na ndihmojë Bibla?

Përgjigjja e Biblës

 Po. Katër parimet biblike të mëposhtme mund të të ndihmojnë për problemet me paratë dhe borxhet:

  1.   Planifiko shpenzimet. «Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri përfitim, por kush është i nxituar, me siguri shkon drejt skamjes.» (Proverbat 21:5) Mos u nxito të blesh diçka vetëm sepse është me ulje. Bëj një plan financiar—një buxhet—dhe përmbaju.

  2.   Shmang borxhet e panevojshme. «Huamarrësi është shërbëtor i huadhënësit.» (Proverbat 22:7) Nëse tashmë ke borxhe dhe s’i shlyen dot, përpiqu të bashkëpunosh me kreditorët për plane të reja pagese. Ji këmbëngulës. Zbato këshillën e Biblës për dikë që pa mençuri doli garant për një tjetër e kështu mori përsipër përgjegjësinë e borxhit: «Hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me te madhe te i afërmi yt. Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave te tua.» (Proverbat 6:1-5, Diodati i Ri) Edhe nëse nuk ia del që me kërkesën e parë, këmbëngul për një ndryshim.

  3.   Jepi vendin e duhur parasë. «Mos u bëj egoist dhe mos u turr drejt pasurisë—do të përfundosh shumë më keq nga ç’e mendon.» (Proverbat 28:22, Contemporary English Version) Zilia dhe lakmia jo vetëm që sjellin rrënim financiar, por edhe i zënë vendin adhurimit të Perëndisë.

  4.   Kënaqu me aq sa ke. «Prandaj, nëse kemi ç’të hamë, ç’të veshim e ku të futim kokën, le të kënaqemi me kaq.» (1 Timoteut 6:8) Vetëm ngaqë dikush ka para, nuk do të thotë se është i lumtur e i kënaqur në jetë. Disa nga njerëzit më të lumtur në botë nuk kanë shumë para. Por ama kanë dashurinë e familjes e të miqve, si edhe miqësinë me Perëndinë.—Proverbat 15:17; 1 Pjetrit 5:6, 7.