Kalo te përmbajtja

Vuaj nga një sëmundje kronike—A mund të më ndihmojë Bibla?

Vuaj nga një sëmundje kronike—A mund të më ndihmojë Bibla?

Përgjigjja e Biblës

 Po. Perëndia interesohet për shërbëtorët e tij të sëmurë. Bibla thotë për një shërbëtor besnik: «Ti, o Jehova, do ta mbështetësh në shtratin e lëngatës.» (Psalmi 41:3) Nëse vuan nga një sëmundje kronike, tre hapat e mëposhtëm do të të ndihmojnë ta përballosh:

  1.   Lutu për ndihmë që t’ia dalësh mbanë. Mund të marrësh ‘paqen e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim’, e cila të pakëson ankthin e të mban të fortë.—Filipianëve 4:6, 7.

  2.   Ji pozitiv. Bibla thotë: «Zemra e gëzuar bën të lulëzojë jeta, shpirti i trishtueshëm i than edhe eshtrat.» (Proverbat 17:22, Bibla Simon Filipaj) Mbaj ndjenjën e humorit, sepse jo vetëm të çel në kohë të errëta, por edhe të bën mirë për shëndetin.

  3.   Mbaji sytë tek e ardhmja. Një shpresë e fortë të ndihmon të jesh i gëzuar pavarësisht nga sëmundjet kronike. (Romakëve 12:12) Bibla parathotë se do të vijë një kohë kur «asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’» (Isaia 33:24) Atëherë Perëndia do të shërojë sëmundjet kronike, të cilat janë përtej fuqisë së shkencës moderne. Për shembull, Bibla e përshkruan kështu rikthimin e rinisë: «Mishi iu bëftë më i freskët se në rini! Iu ktheftë gjallëria si në ditët e rinisë!’»—Jobi 33:25.

 Vër re: Ndërkohë që pranojnë ndihmë nga Perëndia, Dëshmitarët e Jehovait kërkojnë edhe trajtim mjekësor për sëmundjet kronike. (Marku 2:17) Megjithatë, ata nuk sugjerojnë ndonjë trajtim mjekësor specifik; mendojnë që secili duhet të marrë vendimin e vet për shëndetin.