Sipas Gjonit 14:1-31

  • Jezui, e vetmja mënyrë për t’iu afruar Atit (1-14)

    • «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta» (6)

  • Jezui premton frymën e shenjtë (15-31)

    • «Ati është më i madh se unë» (28)

14  Mos lejoni që zemra juaj të trazohet.+ Tregoni besim te Perëndia;+ tregoni besim edhe tek unë.  Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa. Po të mos kishte, do t’jua kisha thënë. Por, tani unë po shkoj t’ju përgatit një vend,+  dhe, kur të kem ikur e t’ju kem përgatitur një vend, do të vij përsëri e do t’ju marr me vete në shtëpi, që ku të jem unë, të jeni edhe ju.+  Dhe ju e dini udhën ku po shkoj unë.»  Thomai+ i tha: «Zotëri, ne nuk e dimë ku po shkon. E si e ditkemi udhën?!»  Jezui i tha: «Unë jam udha,+ e vërteta+ dhe jeta.+ Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.+  Nëse më njihni mua, njihni edhe Atin tim; që tani ju e njihni atë, madje tashmë e keni parë.»+  Filipi i tha: «Zotëri, na e trego Atin, dhe kjo na mjafton.»  Jezui ia ktheu: «Kam qenë me ju për kaq shumë kohë Filip, dhe akoma nuk më njeh? Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin.+ Si vallë thua: ‘Na e trego Atin.’ 10  A nuk e beson se unë jam në unitet me Atin dhe Ati është në unitet me mua?+ Gjërat që ju them, nuk i them nga vetja,+ por Ati, i cili qëndron në unitet me mua, po bën veprat e tij nëpërmjet meje. 11  Më besoni, unë jam në unitet me Atin dhe Ati është në unitet me mua. Në mos, më besoni për shkak të veprave.+ 12  Me të vërtetë po ju them: kush tregon besim tek unë, do të bëjë veprat që bëj unë. Madje do të bëjë vepra edhe më të mëdha se këto,+ sepse unë po shkoj tek Ati.+ 13  Gjithashtu, çfarëdo të kërkoni në emrin tim, unë do ta bëj, që Ati të marrë lavdi nëpërmjet Birit.+ 14  Nëse kërkoni ndonjë gjë në emrin tim, unë do ta bëj. 15  Nëse më doni, do t’i zbatoni urdhërimet e mia.+ 16  Dhe unë do t’i lutem Atit, e ai do t’ju japë një ndihmës* tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë,+ 17  frymën e së vërtetës,+ të cilën bota s’e merr dot, sepse as e sheh e as e njeh.+ Kurse ju e njihni, sepse ajo është te ju dhe qëndron me ju. 18  Unë nuk do t’ju lë jetimë,* do të vij përsëri te ju.+ 19  Edhe pak dhe bota nuk do të më shohë më, kurse ju do të më shihni,+ sepse do të jetoni meqë unë jetoj. 20  Atë ditë do të dini se unë jam në unitet me Atin tim, ju në unitet me mua, dhe unë në unitet me ju.+ 21  Ai që i pranon dhe i zbaton urdhërimet e mia, ai më do. Nga ana tjetër, atë që më do mua, Ati im do ta dojë dhe unë do ta dua e do t’i shfaqem hapur.» 22  Juda tjetër,+ jo Judë Iskarioti, e pyeti: «Zotëri, si ka mundësi që ke ndër mend të na shfaqesh hapur neve dhe jo botës?» 23  Jezui iu përgjigj: «Nëse dikush më do, do ta zbatojë fjalën time,+ dhe Ati im do ta dojë; ne do të vijmë tek ai dhe do të banojmë pranë tij.+ 24  Ai që nuk më do mua, nuk i zbaton fjalët e mia. Fjalët që po dëgjoni, nuk janë të miat, por i përkasin Atit, i cili më dërgoi.+ 25  Po jua them këto gjëra sa jam akoma me ju. 26  Por ndihmësi, fryma e shenjtë, të cilën Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë të gjitha gjërat dhe do t’ju sjellë ndër mend çdo gjë që ju thashë.+ 27  Po ju jap paqen, po, paqen time,+ por jo siç e jep bota. Mos lejoni që zemra juaj të trazohet a të mpaket nga frika. 28  Ju më dëgjuat se ju thashë: ‘Unë po iki dhe do të vij përsëri te ju.’ Po të më doni, do të gëzoni që po shkoj tek Ati, sepse Ati është më i madh se unë.+ 29  Jua thashë para se të ndodhë, që të më besoni kur kjo të ndodhë.+ 30  S’do të flas dot më gjatë me ju, sepse sundimtari i kësaj bote+ po vjen. Ai nuk ka pushtet* mbi mua,+ 31  por që bota ta dijë se unë e dua Atin, po bëj ashtu si Ati më ka urdhëruar.+ Ngrihuni, le të ikim që këtu.

Shënimet

Ose «ngushëllues».
Ose «vetëm».
Ose «autoritet».