Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 32

Mbretëria e Perëndisë po qeveris!

Mbretëria e Perëndisë po qeveris!

Mbretëria e Perëndisë filloi të qeveriste në qiell në vitin 1914. Në të njëjtën kohë filluan edhe ditët e fundit të qeverisjes nga njerëzit. Nga e dimë këtë? Le të shohim çfarë paratha Bibla për këtë vit dhe çfarë ka ndodhur me kushtet botërore e me njerëzit që nga ajo kohë.

1. Çfarë tregojnë profecitë e Biblës?

Libri i Danielit paratha se Mbretëria e Perëndisë do të fillonte të qeveriste në fund të një periudhe që quhet «shtatë kohë». (Danieli 4:16, 17) Shekuj më vonë, Jezui iu referua së njëjtës periudhë si «kohët e caktuara të kombeve» dhe tregoi se, në kohën e tij, kjo periudhë vazhdonte ende. (Luka 21:24) Siç do ta shohim, shtatë kohët mbaruan në vitin 1914.

2. Çfarë ka ndodhur me kushtet botërore dhe me njerëzit që nga viti 1914?

Dishepujt e pyetën Jezuin: «Kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e pranisë sate dhe e përfundimit të sistemit?» (Mateu 24:3) Jezui u përgjigj duke parathënë shumë ngjarje që do të ndodhnin pasi të bëhej Mbret i Mbretërisë së Perëndisë në qiell. Disa prej tyre janë luftërat, mungesa e ushqimit dhe tërmetet. (Lexo Mateun 24:7.) Bibla paratha edhe se sjellja e njerëzve «në ditët e fundit» do ta bënte jetën ‘të vështirë për t’u përballuar’. (2 Timoteut 3:1-5) Të gjitha këto janë bërë edhe më të dukshme që nga viti 1914.

3. Pse bota është katandisur kaq keq pasi filloi të qeveriste Mbretëria e Perëndisë?

Fill pasi u bë Mbret i Mbretërisë së Perëndisë, Jezui luftoi në qiell kundër Satanait dhe demonëve. Satanai e humbi luftën. Bibla tregon se «u hodh poshtë në tokë ai bashkë me engjëjt e tij». (Zbulesa 12:9, 10, 12) Satanai është i tërbuar, sepse e di që e pret shkatërrimi. Nga inati e ka mbushur botën me halle dhe vuajtje. Nuk është çudi që bota është katandisur si mos më keq! Megjithatë, Mbretëria e Perëndisë do të zgjidhë çdo problem.

SHQYRTO MË TEJ

Shqyrto nga e dimë se Mbretëria filloi të qeveriste në 1914-n dhe si lidhet kjo me jetën tonë.

4. Kronologjia e Biblës na çon te viti 1914

Me anë të një ëndrre, Perëndia i tregoi Nabukodonosorit, mbretit të Babilonisë së lashtë, çfarë do të ndodhte në të ardhmen. Kjo ëndërr profetike dhe shpjegimi që i bëri Danieli, lidheshin si me qeverisjen e Nabukodonosorit, edhe me atë të Mbretërisë së Perëndisë.—Lexoni Danielin 4:17. a

Lexoni Danielin 4:20-26 dhe më pas shihni figurat me përshkrimet përkatëse për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve:

  • (A) Çfarë pa në ëndërr Nabukodonosori?—Shih vargjet 20 dhe 21.

  • (B) Çfarë do t’i ndodhte pemës?—Shih vargun 23.

  • (C) Çfarë do të ndodhte në fund të ‘shtatë kohëve’?—Shih vargun 26.

Ç’lidhje ka mes Mbretërisë së Perëndisë dhe ëndrrës me pemën?

PROFECIA (Danieli 4:20-36)

Qeverisja

(A) Një pemë e stërmadhe

Qeverisja ndërpritet

(B) «Priteni pemën» dhe le «të kalojnë shtatë kohë»

Qeverisja rivendoset

(C) «Mbretëria do të bëhet përsëri jotja»

Plotësimi i parë i kësaj profecie . . .

  • (Ç) Kë përfaqësonte pema?—Shih vargun 22.

  • (D) Si u ndërpre qeverisja e tij?—Lexoni Danielin 4:29-33.

  • (DH) Çfarë ndodhi me Nabukodonosorin kur mbaruan ‘shtatë kohët’?—Lexoni Danielin 4:34-36.

PLOTËSIMI I PARË

Qeverisja

(Ç) Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë

Qeverisja ndërpritet

(D) Diku pas vitit 606 p.e.s., Nabukodonosorit i ikën mendja dhe s’është në gjendje të mbretërojë për shtatë vjet

Qeverisja rivendoset

(DH) Nabukodonosorit i vjen mendja dhe fillon të qeverisë prapë

Plotësimi i dytë i kësaj profecie . . .

  • (E) Cilët përfaqëson pema?—Lexoni 1 Kronikave 29:23.

  • (Ë) Si u ndërpre mbretërimi i tyre? Nga e dimë se ky mbretërim ishte ende i ndërprerë kur Jezui ishte në tokë?—Lexoni Lukën 21:24.

  • (F) Kur dhe ku u rivendos ky mbretërim?

PLOTËSIMI I DYTË

Qeverisja

(E) Mbretërit izraelitë që përfaqësonin qeverisjen e Perëndisë

Qeverisja ndërpritet

(Ë) Jerusalemi shkatërrohet, dhe linja e mbretërve izraelitë ndërpritet për 2.520 vjet

Qeverisja rivendoset

(F) Jezui fillon të qeverisë në qiell si Mbret i Mbretërisë së Perëndisë

Sa zgjatën shtatë kohët?

Disa pjesë të Biblës na ndihmojnë të kuptojmë pjesë të tjera të saj. Për shembull, libri i Zbulesës tregon se tri kohë e gjysmë janë të barabarta me 1.260 ditë. (Zbulesa 12:6, 14) Shtatë kohë i bie të jenë dyfishi, pra 2.520 ditë. Ndonjëherë, në Bibël një ditë përfaqëson një vit. (Ezekieli 4:6) Kjo vlen edhe për shtatë kohët e përmendura te libri i Danielit. Pra, ato përfaqësojnë 2.520 vjet.

5. Bota ka ndryshuar rrënjësisht që nga viti 1914

Jezui paratha si do të ishte bota pasi të bëhej mbret. Lexoni Lukën 21:9-11 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Cilat nga këto gjëra ke parë ose ke dëgjuar të ndodhin?

Apostulli Pavël përshkroi si do të bëheshin njerëzit në ditët e fundit të sundimit njerëzor. Lexoni 2 Timoteut 3:1-5 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • A janë bërë kështu njerëzit sot?

6. Për çfarë duhet të na motivojë fakti që Mbretëria e Perëndisë po qeveris?

Lexoni Mateun 24:3, 14 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Cili aktivitet i rëndësishëm tregon se Mbretëria e Perëndisë po qeveris?

  • Si mund të ndihmosh për të çuar përpara këtë aktivitet?

Mbretëria e Perëndisë po qeveris, dhe është te pragu dita kur do të marrë në dorë qeverisjen e tokës. Lexoni Hebrenjve 10:24, 25 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Çfarë duhet të bëjë gjithsecili prej nesh ndërsa ‘sheh se dita po afrohet’?

Nëse do të dije diçka që do t’i ndihmonte njerëzit dhe do t’u shpëtonte jetën, çfarë do të bëje?

DIKUSH MUND TË PYESË: «Pse janë kaq të fiksuar me vitin 1914 Dëshmitarët e Jehovait?»

  • Çfarë do t’i thoshe?

PËRMBLEDHJE

Profecitë dhe kronologjia e Biblës, si dhe kushtet botërore, vërtetojnë se Mbretëria e Perëndisë po qeveris. Tregojmë se e besojmë këtë kur marrim pjesë në veprën e predikimit dhe në mbledhjet e kongregacionit.

Si do të përgjigjeshe?

  • Çfarë ndodhi në fund të shtatë kohëve që u parathanë në librin e Danielit?

  • Çfarë të bind se Mbretëria e Perëndisë ka filluar të qeverisë në vitin 1914?

  • Si mund të tregosh se beson që Mbretëria po qeveris?

Provo këtë

EKSPLORO

Shih çfarë thonë historianë dhe të tjerë për ndryshimet që ka pësuar bota që nga viti 1914.

«Rënie e befasishme e normave morale» (Zgjohuni!, prill 2007)

 Nga e dimë se profecia që gjendet te kapitulli 4 i Danielit zbatohet për Mbretërinë e Perëndisë?

«Kur filloi të qeveriste Mbretëria e Perëndisë? (Pjesa 1)» (Kulla e Rojës, 1 tetor 2014)

Çfarë tregon se ‘shtatë kohët’ që përmenden te kapitulli 4 i Danielit mbaruan në vitin 1914?

«Kur filloi të qeveriste Mbretëria e Perëndisë? (Pjesa 2)» (Kulla e Rojës, 1 nëntor 2014)

a Shih  dy artikujt e fundit në pjesën Eksploro të këtij mësimi.