Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ia dalin mbanë pavarësisht nga vështirësitë

Ia dalin mbanë pavarësisht nga vështirësitë

Ia dalin mbanë pavarësisht nga vështirësitë

Siç u paratha në Bibël, ne po jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1) Problemet familjare, shëndetësore dhe streset ekonomike janë vetëm disa nga vështirësitë që mund t’ju rëndojnë. Ndonjëherë, mbase mendoni se nuk i përballoni dot. Megjithatë ju mund t’ia dilni mbanë pavarësisht nga vështirësitë. Shqyrtoni ilustrimin e mëposhtëm.

Në ishullin e Tenerifes që ndodhet pranë bregut të Afrikës Veriore, në lartësinë 3.700 metra rritet një lloj manushaqeje që quhet manushaqja e Tides. Maja vullkanike e Tides, Piko de Tide, nga e cila ka marrë emrin manushaqja, ngrihet madhështore mbi ishullin subtropikal të Tenerifes. Shpatet e sipërme duken të zhveshura nga bimësia. Por në pranverë, shkrirja e borës së dimrit siguron sasinë e duhur të ujit që këto manushaqe të paepura të marrin jetë sërish dhe të stolisin grykën e vullkanit me një kurorë ngjyrë vjollcë. Po, kjo lule mund të duket e dobët dhe e brishtë, por ajo ia del të mbijetojë, e madje të lulëzojë, në këtë terren djerr e jomikpritës.

Ashtu si manushaqja e Tides, edhe ju mund të qëndroni pavarësisht nga vështirësitë. Bibla ka ndihmuar shumë Dëshmitarë të Jehovait që ta arrijnë këtë, madje edhe në kohët më të këqija. Për shembull, ata që ishin të burgosur në kampet e përqendrimit në Gjermaninë naziste ia dolën mbanë të qëndronin të fortë. «Ata i trajtuan më keq se çdo grup tjetër,​—thotë gazetari suedez Bjorn Hallstrom,​—por me anë të besimit te Perëndia, e patën më të lehtë se gjithë të tjerët të mbijetonin.»

Në çfarëdo rrethane që të jeni, Bibla mund t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë pavarësisht nga vështirësitë. Lidhuni me Dëshmitarët e Jehovait në lagjen tuaj ose shkruani në adresën që gjendet në faqen 5 të kësaj reviste për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.