Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KULLA E ROJËS Nr. 1 2023 | Shëndeti mendor​—⁠Ku të gjesh ndihmë?

Përreth globit, problemet e shëndetit mendor prekin miliona njerëz. Të rinj e të moshuar, pavarësisht nga niveli ekonomik e arsimor, përkatësia etnike dhe prejardhja fetare, po përballen me simptoma sfilitëse. Çfarë janë sëmundjet mendore dhe si ndikojnë ato? Kjo revistë shqyrton sa rëndësi ka trajtimi i duhur mjekësor dhe mënyrat e ndryshme e praktike si mund të ndihmojë Bibla.

 

Kriza globale e shëndetit mendor

Çrregullimet mendore prekin njerëz të çdo moshe dhe prejardhjeje. Shih si këshillat e Biblës mund të të përmirësojnë shëndetin mendor.

Perëndia kujdeset për ty

Pse mund të jesh i sigurt se Perëndia Jehova i kupton mendimet e ndjenjat e tua më mirë se kushdo tjetër?

1 | Lutja—«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të»

A mund t’i lutesh vërtet Perëndisë për çdo ankth a shqetësim? Si i ndihmon lutja ata që vuajnë nga ankthi?

2 | ‘Ngushëllimi nga Shkrimet’

Mesazhi i Biblës na jep shpresë të vërtetë se emocionet e dhembshme së shpejti do t’i përkasin së shkuarës.

3 | Personazhet e Biblës

Bibla flet për burra e gra me ndjenja si tonat, dhe kjo na ndihmon të ndihemi më pak të vetmuar kur përballemi me ndjenja frikësuese.

4 | Këshillat praktike të Biblës

Zbulo si reflektimi rreth fragmenteve të Biblës dhe objektivat e arsyeshëm mund të të ndihmojnë t’u bësh ballë sfidave të shëndetit mendor.

Si t’i ndihmojmë ata që vuajnë nga një sëmundje mendore

Ndihma jote mund të bëjë diferencën për një mik që vuan nga një sëmundje mendore.