Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje për pyetje biblike

Përgjigje për pyetje biblike

Pse Bibla përmban profeci?

Pse janë parathënë në Bibël ngjarjet e sotme?Luka 21:10, 11.

Në të gjithë Biblën ka shumë profeci të hollësishme. S’ka njeri që ta parathotë të ardhmen me detaje. Ndaj, përmbushja e profecive biblike na jep prova bindëse se Bibla është Fjala e Perëndisë.Lexo Josiun 23:14; 2 Pjetrit 1:20, 21.

Profecitë biblike që tashmë janë përmbushur, na japin një bazë të fortë për të besuar te Perëndia. (Hebrenjve 11:1) Na japin edhe sigurinë se premtimet e Zotit për një të ardhme më të mirë do të realizohen. Pra, profecitë biblike na japin shpresë të sigurt.Lexo Psalmin 37:29; Romakëve 15:4.

Si na ndihmojnë profecitë e Biblës?

Disa profeci i paralajmërojnë shërbëtorët e Perëndisë që të veprojnë. Për shembull, kur të krishterët e shekullit të parë panë të përmbusheshin disa profeci, ikën nga Jerusalemi. Më vonë, kur qyteti u shkatërrua ngaqë shumica e popullit e kishin hedhur poshtë Jezuin, të krishterët ishin larg, jashtë rrezikut.Lexo Lukën 21:20-22.

Sot profecitë e përmbushura tregojnë se së shpejti Mbretëria e Perëndisë do t’i heqë mbretëritë e qeveritë njerëzore. (Danieli 2:44; Luka 21:31) Prandaj është urgjente që çdo njeri të veprojë tani që të fitojë miratimin e Jezu Krishtit, Mbretit të emëruar nga Perëndia.Lexo Lukën 21:34-36.