Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE | KUSH JANË DËSHMITARËT E JEHOVAIT?

Pse predikojmë?

Pse predikojmë?

Mbase asgjë tjetër nuk na dallon aq shumë sa vepra jonë e predikimit që bëhet ngado, për shembull shtëpi më shtëpi, në vende publike dhe kudo ku ka njerëz. Pse e bëjmë këtë?

Dëshmitarët e Jehovait predikojnë që të lëvdojnë Perëndinë dhe të shpallin emrin e tij. (Hebrenjve 13:15) Duam edhe t’i bindemi Krishtit Jezu, që na urdhëroi: «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet . . . dhe mësojuni të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.»Mateu 28:19, 20.

Për më tepër, i duam të gjithë njerëzit. (Mateu 22:39) Natyrisht që e kuptojmë se shumica e njerëzve kanë bindjet e tyre fetare dhe se jo të gjithë tregojnë interes për mesazhin tonë. Megjithatë besojmë se mësimet e Biblës janë jetëshpëtuese. Ja pse vazhdojmë ‘të mësojmë e të shpallim pareshtur lajmin e mirë për Krishtin’, ashtu si të krishterët e shekullit të parë.Veprat 5:41, 42.

Sociologu Antonio Kova Maduro shkroi: «Dëshmitarët e Jehovait përpiqen dhe mundohen me mish e me shpirt . . . që shkrimet e shenjta të arrijnë deri në skajin më të largët të tokës.»—Gazeta El Universal, Venezuelë

Shumica e atyre që lexojnë botimet tona nuk janë Dëshmitarë të Jehovait dhe miliona veta që studiojnë Biblën me ne kanë fe tjetër. Gjithsesi janë mirënjohës që Dëshmitarët e Jehovait shkojnë t’u flasin për Biblën.

Patjetër që mund të kesh edhe pyetje të tjera për Dëshmitarët e Jehovait. Të ftojmë t’i marrësh përgjigjet:

  • duke pyetur Dëshmitarët e Jehovait.

  • duke hyrë në sitin tonë www.dan124.com.

  • duke ndjekur mbledhjet tona, ku hyrja është falas për të gjithë.