Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Program për leximin e Biblës

Program për leximin e Biblës

Bibla përmban këshillat më të mençura për jetën. Nëse e lexon dhe mediton rregullisht rreth saj dhe nëse e zbaton atë që mëson, «do të kesh sukses në udhën tënde». (Josiu 1:8; Psalmi 1:1-3) Gjithashtu do të marrësh njohuri për Perëndinë dhe Birin e tij, Jezuin. Kjo njohuri do të të çojë në shpëtim.​—Gjoni 17:3.

Në cilën radhë duhet t’i lexosh librat e Biblës? Ke disa mundësi. Ky program të ndihmon t’i lexosh sipas renditjes që kanë në Bibël ose sipas temave. Për shembull, mund të lexosh pjesë të caktuara që të krijosh një ide të përgjithshme nga ana historike për mënyrën si ka vepruar Perëndia me Izraelin e lashtë. Mund të lexosh pjesë të tjera që të mësosh për themelimin dhe rritjen e kongregacionit të krishterë në shekullin e parë. Nëse lexon një grup kapitujsh çdo ditë, do ta mbarosh gjithë Biblën brenda një viti.

Ky program do të të ndihmojë, pavarësisht nëse të duhet një program i përditshëm për leximin e Biblës, një program vjetor ose një për fillestarë. Shkarko këtë program për leximin e Biblës që mund të printohet dhe fillo që sot.