Kalo te përmbajtja

A besojnë Dëshmitarët e Jehovait në kreacionizëm?

A besojnë Dëshmitarët e Jehovait në kreacionizëm?

 Jo. Ne Dëshmitarët e Jehovait besojmë se Perëndia krijoi gjithçka, por nuk besojmë në kreacionizëm. Pse jo? Sepse faktikisht një sërë idesh kreacioniste bien ndesh me atë që thotë Bibla. Le të shohim dy shembujt e mëposhtëm:

  1.   Kohëzgjatja e gjashtë ditëve të krijimit. Disa kreacionistë thonë se gjashtë ditët e krijimit ishin ditë 24-orëshe. Por fjala ‘ditë’ në Bibël mund t’i referohet një periudhe të konsiderueshme kohe.​​—Zanafilla 2:4; Psalmi 90:4.

  2.   Mosha e Tokës. Disa kreacionistë përhapin idenë se Toka është krijuar vetëm pak mijëra vjet më parë. Megjithatë, sipas Biblës, Toka dhe universi tashmë ekzistonin para gjashtë ditëve të krijimit. (Zanafilla 1:1) Për këtë arsye, Dëshmitarët e Jehovait nuk janë kundër zbulimeve shkencore të besueshme që tregojnë se Toka mund të jetë miliardavjeçare.

 Vërtet ne Dëshmitarët e Jehovait besojmë në krijim, por nuk jemi kundër shkencës. Besojmë se shkenca e vërtetë dhe Bibla përputhen me njëra-tjetrën.