Kalo te përmbajtja

Nuk jam i lumtur—A mund të më ndihmojë feja, Perëndia ose Bibla?

Nuk jam i lumtur—A mund të më ndihmojë feja, Perëndia ose Bibla?

Përgjigjja e Biblës

 Po. Bibla, një libër i lashtë plot mençuri, jep përgjigje për pyetje të rëndësishme të jetës dhe mund të të ndihmojë të ndihesh më mirë e të jesh i lumtur. Shqyrto disa pyetje dhe përgjigjet që jep ajo.

  1.   A ka një krijues? Bibla thotë se Perëndia ‘krijoi gjithçka’. (Zbulesa 4:11) Si Krijuesi ynë, Perëndia e di çfarë na nevojitet që të jemi të lumtur dhe t’i japim kuptim jetës.

  2.   A interesohet Perëndia për mua? Bibla nuk thotë se Perëndia u rri larg njerëzve, por thotë: «Ai nuk është larg nga secili prej nesh.» (Veprat 17:27) Atij i intereson se çfarë ndodh me ty dhe dëshiron të të ndihmojë të kesh sukses në jetë.—Isaia 48:17, 18; 1 Pjetrit 5:7.

  3.   Si mund të më ndihmojë njohuria për Perëndinë të jem më i lumtur? Perëndia na ka krijuar me ‘nevojën për të mësuar për të’, një nevojë e lindur për të kuptuar domethënien dhe qëllimin e jetës. (Mateu 5:3) Nevoja që kemi për të mësuar për Perëndinë përfshin edhe një dëshirë për ta njohur Krijuesin dhe për t’u miqësuar me të. Perëndia do t’i vlerësojë përpjekjet e tua për ta njohur atë, pasi Bibla thotë: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.»—Jakovi 4:8.

 Miliona njerëz kanë zbuluar se miqësia me Perëndinë u ka përmirësuar jetën në çdo aspekt dhe i ka ndihmuar të gjejnë lumturi në jetë. Njohuria për Perëndinë nuk do të thotë se s’do të kesh më shqetësime, por mençuria e Biblës mund të të ndihmojë:

 Shumë nga fetë që përdorin Biblën, faktikisht nuk i zbatojnë mësimet e saj. Krejt ndryshe, feja e vërtetë, e cila i përmbahet asaj që thotë vërtet Bibla, do të të ndihmojë ta njohësh Perëndinë.